Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lutfi Haziri, e ka vlerësuar lart heroin e Kosovës, rreshterin e Policisë së Kosovës Afrim Bunjakun, i cili ra në detyrë në sulmin e Banjskës që ndodhi dy vjet më parë, më 24 shtator 2023.
Haziri me këtë rast pati një porosi:
“Lëreni të qetë Afrimin e familjen e tij. Veç nderojeni!”, tha Haziri.
Ai tha se Bunjaku, e mbrojti atdheun deri në sakrificë.
‘Afrimi e kolegët e tij e mbrojtën Kosovën nga sulmi terrorist, ndërsa prokuroria speciale ndêrtoi aktakuzë kredibile”, theksoi ai transmeton Klankosova.tv.
I dyti i LDK-së shtoi se “tani duhet të besojmë që Gjykata do ta zbardhë dhe deshmoj sponsorin e strehuesin e terrorizmit”.
“Duhet të besojmë në Republikën, njëjtë si Afrimi dhe kolegët e tij. Sot duhet të mësojmë prej tyre si duhet e ruhet atdheu. Lëreni të qetë Afrimin e familjen e tij. Veç nderojeni!”, shtoi nënkryetari i LDK-së
Bahamasi heq vizat për Kosovën
Dueli i titanëve/ Inter – Arsenal, publikohen formacionet zy...
Spektakël sonte në BBVA5: Dy eliminime, banorë të rinj dhe s...
Përplasja tragjike e dy trenave në Spanjë/ Gjendet një tjetë...
Macron: Trump ‘synon hapur ta dobësojë dhe nënshtrojë&...
“Ajo që kemi përjetuar është një themel i fortë për të...