Nënkryetari i LDK’së, Lutfi Haziri ka thënë që në Kosovë është një nevojë që njerëzit mos të merren me procese por me individë.
“Në asnjë mënyrë nuk e shoh që LDK’ja mund të fitojë zgjedhjet duke i rënë kurrizit të Thaçit politikisht pra jo duke e sjellë dhe duke gjetur emra dhe duke thënë që do të shkojë në burg ose në Hagë”, tha Haziri.
“Vota po shkon në drejtim të atyre që u japim besim dhe shpresë këtij vendi ndërsa Gjykata Speciale do t’i ndërtojë aktakuzat shumë shpejt dhe prokurori po i rishikon dosjet. LDK’ja është shumë unike dhe më unike se prej vitit 2007 nuk ka qenë dhe nuk ka mundësi të na përçajnë le ta harrojnë atë punë”, tha ai në Info Magazinë të Klan Kosovës.
“Tani ne po e ndërtojmë një unitet me përgatitjet për zgjedhjet e ardhshme parlamentare pasi zgjedhjet janë në pritje dhe qershori do të jetë determiunes për datën e zgjedhjeve”, theksoi ai.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...