Haziri: LDK do të jetë opozitë agresive

17:48 | 3 Qershor 2023
Diellza Gashi

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, dega Gjilan Lutfi Haziri, ka mbajtur sot konferencë për medie në selinë e partisë në këtë qytet.

Ai shtoi se LDK në këtë komunë do të jetë opozitë deri në fund të këtij mandati duke mos shprehur gadishmërinë për bashkëqeverisje me partinë në pushtet.

Haziri tutje u shpreh se do të jenë opozitë agresive e këtij pushteti .

“Edhe njëherë para jush, konfirmoj qëndrimin e LDK-së se jemi opozitarë deri në fund të këtij mandati, duke mos shprehur gatishmërinë për bashkëqeverisje me partinë në pushtet.LDK do të jetë opozitë agresive e këtij pushteti që projektet tona po i konsideron si të huajat” tha Haziri.

Shpërndaje në rrjete sociale