Nënkryetari i LDK-së dhe kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri ka reaguar rreth përçarjes në Vetëvendosje që ndodhi pasi u bë publik një skandal i brendshëm i kësaj partie.
Haziri ka theksuar se është Albin Kurti është ai i cili duhet të sqarohet rreth zhvillimeve të fundit në Vetëvendosje, pasi sipas tij, ishte po Kurti që nuk zgjodhi mjet për pushtet por se kjo iu ndërpre për siç thotë ‘me u kthy prap te m…!’
Postimi i plotë:
U mundova qe sa orë e sa ditë me përballue këtë gjendje, por s’po kam qare pa i thanë do fjalë.
Kjo javë u përshkrue me statusin e m… Dikush u munue me ba m.. me sh….!
Përnime, Albini prej mbaslufte asht tuj u mundue me ba m… me sh…, duke folë, reagu, burgos, hy napër shpija, thirrë në telefon, pranue, refuzue etj., veç me e gjetë rrugën drejt qeverisjes.
Kur e gjeti rrugën, doli Aida sikur në romane dhe ia ndërpreu. I tregoi që i duhet me u kthy prap te m…!
Asht bash qajo Aidë me të cilen ai e kishte ndërtue kauzën e marrjes së qeverisjes me te.
Por, nji ‘gabim’ aksidental i kushtoi shumë me të vërtetën e madhe që marksizëm leninizmi ose e ka fytyren e Albinit, ose Dardanit, ose Shpendit…
Na mendojmë që ma s’shumëti e ka fytyrën e Samisë ose Bacit të tij…!
Albin, shpresojmë me dalë shpejt prej burgut, e me kallxue të vërtetën e madhe!
Lut Emrush Haziri
Ish-anëtarja e kryesisë së VV’së, Aida Dërguti e kishte quajtur ‘mut’ Albin Kurtin në një bisedë në viber.
Albin Kurti ishte arrestuar nga policia e Kosovës pasi kishte shkelur urdhrin e gjykatës e cila kishte vendosur masën e sigurisë ‘arrest shtëpie’. Deputeti kishte marrë pjesë në festën në qendër të Prishtinës, pas fitores së Shpend Ahmetit në zgjedhjet lokale.
Si ta ndihmoni trupin tuaj të detoksifikohet vetë nga vetja
Rrebeshe shiu, parashikimi i motit për nesër
Brightoni merr tri pikë me një paraqitje dominuese ndaj Chel...
SPAK sekuestron pasuri mbi 40 milionë euro: Bllokohen prona,...
Vrasja e trefishtë në Mal të Zi: Nëna e denoncoi në polici t...
Konsullata e Kosovës në Nju Jork organizon mbrëmje komemorat...