Nënkryetari i LDK’së Lutfi Haziri nëpërmjet një shkrimi në Facebook thotë se kryeministri Ramush Haradinaj po braktiset nga i pari i PDK’së Kadri Veseli. Për një gjë të tillë, Haziri thotë ta ketë paralajmëruar me kohë, të parin e AAK’së.
Komentet e Hazirit vijë pak orë pasi i pari i PDK’së propozoi pezullimin e taksës ndaj produkteve me prejardhje nga Serbia dhe Bosnja për një periudhë 120 ditëshe.
“Kryeminister, t’kam pas paralajmëru që me ata që rrënojne ura nuk mundet me pasë sukses bashkëpunimi. Qysh po shihet, shumë shpejt ka me t’lanë n’lloç shefi i PAN’it, edhe atë natën, qysh din veç ai. Edhe ashtu kjo Qeveri po kushtëzohet nga 22 parti, që veç po e dijmë të gjithë. Por, kushtrimi nga PSD është postë e porositur dhe vështirë e lexueshme… Shefi i PAN’it në kundërshti të letrës tuaj, ka premtu suspendim 4 mujor, edhe atë pa e pyetur Enver Hoxhajn fare. Katundi që shihet, nuk do kallauz!’, shkruan Haziri në Facebook.
Ndërkohë vetë Haradinaj, po sonte, në një intervistë për syri.net nuk e ka hedhur poshtë mundësinë që kjo të jetë java e tij e fundit si kryeministër.
Polonia i jep fund prodhimit të veshjeve prej gëzofi
“Shqipëria është në një nivel tjetër”, Rama për buxhetin 202...
Besim Hasani garon për deputet në listën e PDK-së
Nesër fillon “Java Kundër Korrupsionit 2025”
Përfundon regjistrimi i diasporës, mbi 70 mijë të regjistrua...
Hegseth: Gjermania, aleate shembull për shpenzime në mbrojtj...