Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka thënë se ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova, disa individë i frikësohen edhe pse ai ka vdekur. Haziri ka thënë se ata që nuk i shkojnë të varri edhe i frikësohen.
I pyetur në “DPT Te Fidani”, në televizionin T7, se pse disa njerëz nuk shkojnë të varri i Rugovës, Haziri ka thënë se ata i kanë frikën edhe për se vdekuri.
“ Kjo tregon se ata ende i kanë frikën. Ne e dimë se kush nuk shkon e kush shkon të varri i Rugovës për ta nderuar. Ne besojmë që çdo person duhet të shkoj të varri i tij dhe të shprehë respekt për të”, ka thënë Haziri.
Ai ka thënë se edhe bashkëpunimi me partitë e tjera, sikurse Vetëvendosja duhet të ngritët në besim dhe në respekt.
“ Nuk mund të kemi koalicione apo bashkëpunime me dikë që s’ka respekt. Nuk po them qe kemi vija të kuqe me VV”.
53 aksidente trafiku, dy prej tyre me fatalitet, brenda 24 o...
Gjendet e vdekur një shtetase e huaj në shtëpinë e saj në Pe...
Sot paraqitja mbrojtëse e Kushtrim Kokallës për vrasjen e Li...
Digjet një barnatore në Ferizaj, dyshohet se flaka iu vu qël...
“Jam i trishtuar, por krenar për skuadrën”, Sylvinho flet pa...
Teknologji e avancuar në shërbimin shëndetësor, Edi Rama jep...