Njeriu kryesor i LDK, Lutfi Haziri po ia kujton Kryetarit të PDK, Kadri Veseli disa fjalë të rënda që kishte thënë për Partinë e Isa Mustafës.
Sipas Hazirit, Veseli kishte mbajtur një takim para interpelancës ku ishte vendosur rrëzimi i LDK-së.
Haziri ka thënë se Luli, nofka e luftës së Kadri Veselit, se duhet ta mbajë në mend atë takim. Ka thënë se LDK-në s’mund ta largojnë prej Kosovës.
“PS. ‘Lul’, mos e harro takimin e fundit para interpelancës kur pate vendosë me e rrëzu LDK-në, por jo me ‘vra’ e largu prej Kosovës. Mbaje mend!”, ka shkruar Haziri në Facebook.
Këto komente i ka bërë në një tekst ku ka kërkuar rrëzimin e Qeverisë për shkak të dështimeve në rrugën e liberalizimit te vizave dhe dialogut me Serbinë.
“Atëherë, këto parti në pushtet duhet të dorëhiqen e të hapin rrugë për procese zgjedhore demokratike, në mënyrë që forcat e reja politike të garantojnë procese të suksesshme. Edhe për të parën, edhe për të dytën”, ka thënë ai.

Sulm me thikë në Washington, pesë të vdekur
48 aksidente trafiku brenda 24 orëve në Kosovë, shqiptohen m...
Përleshje mes dy të miturve në Pejë – Njëri theret me thikë,...
Të premten nis gjyqi i dytë ndaj Thaçit
Sulmohet me thikë një i mitur në Fushë Kosovë
Fushata kundër shpejtësisë së rrezikshme, policia ligjëron p...