Pas deklaratës se Kryeministri Ramush Haradinaj se janë LDK ajo qe po punuan kundër liberalizimit të vizave, I menjëhershëm ishte reagimi i Lutfi Hazirit.
Nënkryetari i LDK-së, njëherit edhe Kryetari i Gjilanit, Lutfi Hazir, përmes një postimi ne facebook, i ka thënë Haradinajt se pengesat I ka Brenda qeverisë, duke shtuar se janë vet partnerët e qeverisë Haradinaj te cilët po e pengojnë liberalizimin liberalizimi e vizave.
Postimi i plot:
“Zotni kryeminister, si nënkryetar i LDK, prezenca në samitin e EPP në Sofje para liderëve, kryeministrave, presidentëve të shteteve të BE dhe Ballkanit Perëndimor, ka qenë në funksion të agjendës se Republikës, ku liberalizimi ka qenë kërkesë kryesore. Në funksion të kësaj, ka qenë takimi me kryetarin e EPP, Dole, kryetarin e PE, Tajani, kryetari GP EPP, kryetari e KE, Tusch, komisionerin Han e shumë peronalitete tjera.
Ne kemi nenvizuar këtë qëllim dhe fakti që LDK ka votuar për largimin e kushtit të fundit politik – Demerkacionin me Malin e Zi, tregon çfarë ne kemi bërë dhe ne jemi ata që po e sjellim liberalizimin e vizave.
Zotni kryeministër, pengesat i ke brenda qeverisë dhe partner e tuaj qeverisës. Aty kërkoje fajtorin e agjendën shtetformuese dhe integrimet euroatlantike.
LDK është partner pa të cilin nuk bëhet ky proces i sukseshëm.
E, zgjedhjet e brendshme të LDK janë të ndara nga këto zhvillime sepse mbahen në maj 2019.
Ne jami të angazhuar për stabilitet politik e institucional duke ndihmuar edhe në dialogun e brendeshem politik, agjenden euroatlantike të Kosovës e liberalizimin e vizave, por në temat tjera duhet të dakordohemi në tryezën e partive”, ka shkruar Haziri./arbresh.info/
5 shqiptarë arrestohen në Britani, akuzohen për të paktën 59...
Ushtria amerikane thotë se asnjë anije nuk e kaloi bllokadën...
Nesër mot i paqëndrueshëm, me diell dhe riga shiu
ShBA-të paralajmërojnë Kinën, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe...
Rasti “Banjska”, të dyshuarit nesër dalin para Gjykatës
11 të hospitalizuar nga djegia e ndërtesës në Tiranë, ende s...