Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka thënë se kryeministri, Ramush Haradinaj do ta ketë të vështirë të udhëheqë me Qeverinë e vendit.
“Do të jetë e vështirë menaxhimi i një qeverisje me dy nivele sepse do të ketë nevojë të merret me zbutjen e zhurmave dhe kërkesave politike, pa përmendur edhe minoritetet”.
“Ky kabinet i ka dy nivele, niveli vendimmarrës, me kryeministrin dhe zëvendëskryeministrat dhe niveli i dytë janë ministrat, ata që udhëheqin sektorë, me më pak ose më shumë rëndësi varësisht nga fuqia politike”
“Duhet t’i menaxhojë zhurmat dhe kërkesat politike të partive të vogla dhe komuniteteve, në veçanti Listës Serbe”.
Ai e ka cilësuar Qeverinë Haradinaj si “qeveri të pakicës politike dhe kombëtare”, pasi sipas tij, 22 parti politike kanë 62 deputetë ndërsa dy parti shqiptare, LDK dhe Vetëvendosja kanë bashkë 59 deputetë.
Haziri që është i ftuar në Info Magazine të Klan Kosovë ka komentuar edhe energjinë për të cilën është komentuar kryeministri Haradinaj gjatë kësaj jave të parë të qeverisjes.
“Është i njohur për dinamikë, që shkakton disiplinë të brendshme dhe natyrisht që unë pres që dinamika të rritet, nuk mund të bie”.
Procesi në Hagë/ OVL UÇK-ja iu shkruan ambasadave mike në Ko...
Petrit Hajdari largohet nga drejtimi i PDK-së në Drenas
Al-Khelaifi: Enrique është me të vërtetë trajneri më i mirë ...
Fitore Pacolli emëron drejtorin e Autoritetit Rajonal të Pel...
Delegacioni i DEA-s takohet me Policinë e Kosovës, diskutohe...
Spitali i Ferizajt jep detaje për rastin tragjik: Nëna e fos...