Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), njëherësh kryetari i komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, në emisionin “Zyra e Ankesave”, në RTV Dukagjini ka folur për zhvillimet e fundit politike në vend si dhe për impiantin e ujërave të zeza në Gjilan.
Haziri tha se vizita e zyrtarëve të lartë të Këshillit Kombëtar të Sigurisë së SHBA-së ka qenë e një rëndësie të veçantë.
Sipas tij, institucionet e Kosovës fatkeqësisht në këtë takim shkuan me qëndrime të kundërta dhe pa një unitet, transmeton Telegrafi.
“Vizita e delegacionit të Këshillit të Sigurisë Kombëtare nga SHBA është e një rëndësie të veçantë, sepse ata jo rrallë dalin në vizita të natyrës së tillë… Fatkeqësisht, dje institucionet tona shkuan me qëndrime të ndryshme, diametralisht të kundërta, pa një unitet dhe pa një mundësi që procesi për normalizimin me Serbinë, Kosovën ta gjej më të bashkuar dhe më unike”, ka thënë Haziri.
Ai ironizoi me partitë të cilat janë në pozitë, duke thënë se “dita po shihet e mirë pasi po vjen pranvera dhe mjegulla e skllota janë duke u larguar”.
“Dita është e mirë, po shkojmë nga pranvera duke e larguar mjegullën e krijuar nga partitë qeverisëse, edhe duke larguar skllotën dhe duke pa rrezet e dritës”, u shpreh ai.
I pyetur për dukurinë e shkuarjes së të rinjve në Kroaci ai tha: “Është një dukuri që po zhvillohet në komunën e Kamenicës, Gjilani është më pak i prekur sa i përket shkuarjes së të rinjve në Kroaci. Por tash ka filluar oferta për punë për shërbime ne hotele, restorante të ndryshme. Bëhet fjalë për punë sezonale e jo për largimin e njerëzve”.
Begaj viziton Shtëpinë Muze të Kadaresë në 90-vjetorin e lin...
Rreth 60 persona intervistohen në Policinë e Gjakovës për ma...
Vetëvendosje dorëzon në polici kërkesë për hetim të kontratë...
Ish-presidenti i FIFA-s, Blatter, bën thirrje për bojkotimin...
Policia në Gjakovë arreston dy persona të dënuar, ishin në a...
Dallaveret me vota, Kryeprokurori i Gjakovës del në konferen...