Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka deklaruar se emri i kryeministrit dhe ai i presidentit kalojnë kah zyrat e LDK-së.
Haziri ka deklaruar edhe se për shkak të përvojës dhe tolerancës së këtij subjekti politik ndër vite, ata kanë ftuar partnerë dhe janë ftuar nga të tjerët, duke qenë kësisoj të gatshëm për të bërë kompromis.
‘’Përvoja jonë dhe toleranca e LDK-së sepse ne kemi ndërtuar Qeveri me të gjithë edhe kemi ftu partner në Qeveri edhe kemi ofru dhe jemi ofru kur na kanë ftuar të tjetër kemi qenë të gatshëm të bëjmë kompromis. Ky është roli jonë, kjo është ajo që kam thënë vazhdimisht se emrat e kryeministrave dhe presidentëve kalojnë kah zyrat e LDK-së, edhe emrat e Qeverive kalojnë kah zyrat e LDK-së”, ka thënë Haziri në një intervistë për Rtv21.
Duhet theksuar se vendi është në një krizë politike lidhur me konstituimin e Kuvendit, i cili ka dështuar të bëhet edhe pas 33 tentimeve në seancën konstituive.
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...