Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri në një intervistë për “Indeksonline” ka bërë të ditur se koalicioni LDK-AKR-Alternativa është e vendosur të mos bëjë asnjë marrëveshje me koalicionin PDK-AAK-Nisma.
Ai këtë intervistë e ka dhënë pas mbledhjes së kryetarëve të degëve të LDK-së, e cila u mbajt gjatë ditës së sotme.
Në takim, sipas Hazirit është diskutuar edhe për zgjedhjet lokale që pritet të mbahen në tetor, ku është folur rreth nominimit të kandidatëve eventual për kryetar komunash.
“Në funksion të organizimit të zgjedhjeve lokale, sot kryetari i ka takuar kryetarët e degëve. Ne i kemi koordinuar aktivitetet për këtë fazë të punës që bëhet me përgatitjet finale për të organizuar procesin e zgjedhjeve lokale dhe strukturave të LDK-së deri të arritja e qëllimeve për nominime të kandidaturave eventuale”, ka thënë Haziri.
Ai ka ndër të tjera ka thënë se është biseduar edhe për implementimin e rezultatit të zgjedhjeve.
“LDK-ja e ka konfirmuar qëndrimin politik edhe me gjithë kryetarët e degëve që nuk i bashkëngjitet në asnjë mënyrë PDK-së dhe strukturave që ata kanë organizuar në këtë fazë. Si 29 deputetë të koalicionit LAA, ne do të qëndrojmë unik në qëndrimet politike, nuk kemi ndarje dhe tendenca tjera”, ka thënë ai.
Haziri që është edhe kryetar i komunës së Gjilanit ka komentuar edhe deklaratën e Teuta Rugovës rreth asaj se a do ta votojë Ramush Haradinajn për kryeministër, apo jo.
“Siç e ka thënë Teuta sot, është keqinterpretuar deklarata e saj. Ajo mund të jetë deklarativisht në ndërtimin e institucioneve sa më shpejtë sikur janë shtetet e Quintit dhe miqtë e Kosovës, ka një disponim për formimin e institucioneve, por ka konfirmuar se nuk ndahet nga vota e LDK-së”, ka thënë Haziri tutje për “Indeksonline”.
Ja çka i ndodh trupit nëse flini me çorape
Era Istrefi elektrizon skenën e Big Brother VIP Kosova
Abdixhiku në Prishtinë: Zgjidhja për Kosovën është LDK
Upamecano mes Bayern Munich, Real Madrid e Paris Saint-Germa...
Goditi me thikë tri gra në Paris, policia franceze kap 20 vj...
Ish-komandanti i Forcave Detare të Shqipërisë: Banjska ndrys...