Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, është ftuar që të mbajë një fjalim në cilësinë e ligjëruesit të nderit në Konferencën Vjetore Ndërkombëtare të Qyteteve, e cila do të mbahet në Minneapolis, MN të SHBA-ve nga 16 deri më 18 korrik 2015.
“Kryetari Haziri është i vetmi ligjërues i ftuar nga Europa për këtë konferencë ku ligjërues të tjerë janë edhe Guvernatori i Shtetit të Minnesota-s, Ventura, si dhe disa Kongresistë e Senatorë amerikanë. Në konferencë do të marrin pjesë mëse 600 personalitete të ftuara nga mëse 30 vende të botës si dhe rreth 125 liderë të rinjë. Shumica e të ftuarve pjesëmarrës në këtë konferencë janë liderë nacional, diplomatë ndërkombëtarë, kryetarë komunash, menaxherë qytetesh, përfaqësues të biznesit dhe komunitetit”, thuhet në njoftimin për media.
Këtë vit, mbahet konferenca e 59-të vjetore e SCI, në të cilën kryetari Haziri do t’i drejtohet me një fjalim sesionit plenar mbi Rolin e Lidershipit për të Rinj.
Kryetari Haziri ka thënë se ndihem i nderuar për ftesën që i është bërë për të ligjëruar në konferencën vjetore ndërkombëtare të qyteteve në SHBA, duke thënë se “aty është nderuar Gjilani dhe Kosova më shumë sesa unë”.
Vdes Shemi i grupit “Ilirët”
Kurti premton projekte madhore për Drenasin: Poliklinikë, Di...
Zyra për Mbrojtje dhe Ndihmë të Viktimave trajtoi 38 raste b...
Gerrard i gatshëm ta marrë drejtimin e Liverpoolit nëse Slot...
Hapet vrimë e madhe në një kanal në Britani, shpallet gjendj...
Dy orë përpara protestës të thirrur nga PD-ja, qindra forca ...