Kryetari i Degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan, njëherit nënkryetar në nivel qendror, Lutfi Haziri, ka votuar në shkollën fillore “Abaz Ajeti”, në Gjilan, ku ka apeluar për zgjedhje të mira e të qeta.
“Sot po fillojmë një përkushtim tonin për shtetin, sot demostrojmë përkushtimin ndaj Republikës sonë. Për Republikën të cilën e themeluan baballarët tanë, dëshmorët e heronjtë tanë. Për Republikën, të cilën po e mbajnë njerëzit e mirë të Gjilanit, Anamoravës dhe Kosovës. Për Republikën, që po e mban Mërgimtari dhe bashkëpatriotët tanë kudo në botë. Ju lus për zgjedhje të mira e të qeta dhe që të votoni me dorën e djathtë. Jam krenar që sot voton për herë të parë edhe brezi i tretë i familjes sime, dy vajzat e mia, Kënga dhe Lotina. Natyrisht, brezi i parë është babai im dhe heroi ynë, i cili sot më mungon jashtëzakonisht shumë. Në emër të Republikës sonë e Zotit, të dalim faqebardhë. Dil e voto edhe ti. Mos ma harro Republikën edhe kur përfaqësuesja jonë luan në gara ndërkombëtare. Uroj fitore në Shkodër e Prishtinë”, tha Haziri.
Stresi kronik mund t’ju ndezë lëkurën: Shkencëtarët zbulojnë...
Vranësira, rreze dielli dhe riga shiu – Parashikimi i ...
Komanda Qendrore e SHBA-së: Bllokada amerikane e porteve ira...
Kaosi në trafik në Prishtinë vazhdon të sfidojë qytetin
Katër këngë të reja nga Nora Istrefi me videoklip
Starmer përshëndet fitoren e Magyar në Hungari: Moment histo...