Kryetari i Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri, ka pritur myftiun e Kosovës, Naim Tërnava, njofton kumtesa komunale.
“Komuna e Gjilanit dhe Bashkësia Islame janë të angazhuara përmes institucioneve të shtetit dhe institucionit fetarë të Bashkësisë Islame, për të njëjtit qytetarë, megjithëse dallojnë vetëm mënyra e trajtimit të tyre. Jemi duke bashkëpunuar jashtëzakonisht mirë me Bashkësinë Islame në Gjilan, e cila udhëheqë me të gjitha xhamitë dhe institucionet tjera fetare në kuadër të saj”, ka thënë Haziri.
Në takim Haziri ka thënë se Gjilani ka hapur rrugën ligjore për ndërtimin e xhamisë në lagjen “Baleci”.
“Problemit të pronës, infrastrukturës publike dhe aspekteve të tjera, Komuna e Gjilanit me kohë ka marrë të gjitha hapat e nevojshëm dhe gjithçka është gati për ndërtimin e xhamisë në lagjen “Baleci”, ka thënë myftiut Tërnava .
Pas konferencës, kryetari i Komunës dhe myftiu i Kosovës me bashkëpunëtorë, nën shoqërimin edhe të xhematit, kanë vënë gurthemelin e ndërtimit të xhamisë në lagjen “Baleci”.
Vëllaznimi mposht Sigal Prishtinën në një sfidë dramatike
MEPJ: Riatdhesohet në Shqipëri, prej 12 vitesh ndodhej në nj...
Para muajit të shenjtë të Ramazanit, Adri dhe Iliriana në Qa...
SHBA-të kryejnë sulme hakmarrëse ndaj ISIS në Siri
Kurti takoi kryediplomatin gjerman, flasin për marrëdhëniet ...
Capital T konfirmon lidhjen me Adrola Dushin, publikon foto ...