Institucionet komunale në krye me Lutfi Hazirin, kanë bërë sot homazhe tek varrezat e dëshmorëve në nderim të jetes dhe vepres se tyre heroike.
“Ky 28 nëntor shënon gjithçka që lidhet me vitin e madh të Skënderbeut, që në Gjilan i është dedikuar edhe 40-vjetorit të Rexhep Elmazit, 80-vjetorit të biblitekës së qytetit e 45 –vjetorit të Radio Gjilanit. Natyrisht, mbetetet sublimim i këtij viti të madh 50-vjetori i demostratave për flamur, për të drejta për liri dhe barazi”, ka thënë pas homazheve kryetari Lutfi Haziri.
Ai theksoi se dëshmorët, heronjtë, martirët dhanë vulën e historisë për këto ditë të bardha.
“Sot Gjilani është më mirë se vitin e kaluar dhe do të vazhdojmë t’i respektojmë dëshmorët, heronjtë, martirët dhe kryengritësit e mëdhenj të Karadakut dhe Gollakut, të cilët dhanë vulën e historisë për këto ditë të bardha. Do të vazhdojmë edhe me aktivitete të tjera në shenjë nderimi”, tha Haziri./arbresh.info/
Paralajmërim për diabetin, simptoma të pazakonta mund të shf...
Parashikimi i motit për ditën e nesërme
Arsyeja pse zgjoheni në orën tre të mëngjesit
OBSH: Përhapja e shpejtë e epidemisë së fruthit në Banglades...
Deklarata e Gecit, Musliu: Gjuha e tillë s’guxon të bëhet st...
Presidenti kroat: S’kemi armiq përveç Serbisë, BE po shndërr...