Nënkryetari i LDK-së Lutfi Haziri thotë në intervistën dhënë “Zërit” se demarkacioni i kufirit me Malin e Zi e as liberalizimi i vizave nuk e shpëton askënd nga Specialja, pasi që kjo e fundit “do të merret me individët e jo me organizata”.
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka thënë se çështja e demarkacionit të kufirit me Malin e Zi është politizuar, ndonëse, sipas tij, ky do të duhej të ishte thjesht një proces teknik, në të cilin ekspertët do ta thonë fjalën e tyre.
Megjithatë, siç thotë ai, demarkacioni nuk i shpëton njerëzit nga Gjykata Speciale sepse kjo do të merret me individë e jo me organizata.
Ai pranon se kjo çështje është e lidhur me Specialen, prandaj, sipas tij, Kosova duhet të dalë nga tranzicioni postçlirimtar, postluftarak.
Këto komente Haziri i ka bërë gjatë një interviste për gazetën “Zëri”, duke shtuar se
tryeza e 3 gushtit për Demarkacionin duhet të ofrojë zgjidhje, ndërsa nuk e kundërshton as idenë që kjo çështje të dërgohet në Arbitrazh Ndërkombëtar, si opsion i fundit. Megjithëse thotë se problemi nuk është në mes të Kosovës dhe Malit të Zi, por është problem në mes të shumicës dhe pakicës politike në Kosovë.
Pas dështimit të bisedimeve me Iranin, vjen reagimi i Trumpi...
Ambasada e SHBA-së në Kosovë uron Pashkët Ortodokse për qyte...
“Misioni u krye me sukses” – astronautët f...
48-vjeçari gjendet pa shenja jete në Mitrovicë
“Ekipi i Kosovës” – Hoffenheim poston foto...
Tirana pret nesër Samitin e Diasporës, Rama: Fokusi, te hist...