Kryetari i Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri, ka njoftuar se sonte nuk është shënuar asnjë rast i ri me koronavirus në këtë komunë.
Haziri tha se 23 persona janë shëruar plotësisht.
“#Dita48 me lajme të mira. Nuk e kemi asnjë rast pozitiv me #Covid19 në Gjilan, derisa i kemi 23 persona të shëruar plotësisht”, ka shkruar ai në Facebook.
“Komiteti për menaxhimin e emergjencave po vazhdon me zbatimin e masave në formë strikte kundër përhapjes së virusit të panjohur”, ka thënë Haziri.
“Apeloj sërish që të vazhdoni të vetëpërmbaheni, të qëndroni në shtëpitë tuaja dhe të dilni vetëm kur e keni të domosdoshme per furnizime, por me masa mbrojtëse. #rriNshpi”, ka shkruar ai.
Princi Harry vizitë në Kiev, kërkon nga Putini të ndalë luft...
BE-ja miraton zyrtarisht kredinë për Ukrainën dhe paketën e ...
Kuvendi nesër mban dy seanca
Mbahet seanca ndaj të akuzuarës për spiunazh Jelena Gjukanov...
Sonte Trepça-Peja, përballje e zjarrtë në gjysmëfinale të pl...
Ushtarët çekë, moldavë dhe italianë të KFOR-it patrullojnë n...