Kryetari i Shoqatës Sindikale të Anëtarëve të Shërbimit të Jashtëm të Kosovës, Fatmir Haxholli, i është drejtuar me një letër të hapur zv/ministrit të Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti, dhe sekretarit të përgjithshëm Ilir Muçaj.
Haxholli ka paraqitur 7 kërkesa, ku ndër të tjerash kërkohet zbatimi i praktikës së konkurseve të brendshme për plotësimin e vendeve të lira në misionet diplomatike dhe konsullore.
Haxholli ka kërkuar edhe hartimin e një liste vjetore të vendeve të lira, identifikimin e nevojave për gradime dhe pozita drejtuese, përmirësimin e menaxhimit të burimeve njerëzore, shqyrtimin e çështjeve të meritokracisë, respektimin e ligjshmërisë dhe zbatimin e vendimeve ligjore, rishikimin e koeficientit të pagave për diplomatët.

Vëllaznimi mposht Sigal Prishtinën në një sfidë dramatike
MEPJ: Riatdhesohet në Shqipëri, prej 12 vitesh ndodhej në nj...
Para muajit të shenjtë të Ramazanit, Adri dhe Iliriana në Qa...
SHBA-të kryejnë sulme hakmarrëse ndaj ISIS në Siri
Kurti takoi kryediplomatin gjerman, flasin për marrëdhëniet ...
Capital T konfirmon lidhjen me Adrola Dushin, publikon foto ...