Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka thënë se votat e mërgatës do të jenë përcaktuese që të krijohet qeveria e drejtuar nga Albin Kurti. Një koment të tillë ajo e ka bërë në konferencën për media pas mbledhjes së sotme të ekzekutivit.
Haxhiu ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje i ka partnerët e koalicionit Guxo dhe Alternativën, me të cilët është në qeverisje dhe që, sipas saj, do të vazhdojnë të qeverisim së bashku edhe në të ardhmen.
“Na duhet të presim edhe pak, pasi sot fillon numërimi i votave të mërgatës tonë. Duhet ta vlerësojmë rolin që mërgata jonë ka pasur edhe në këtë proces zgjedhor, pra një përkushtim maksimal që ta ushtrojnë të drejtën e tyre. Votat e Diasporës janë shumë të rëndësishme dhe besoj që janë përcaktuese që Qeveria jonë të formohet dhe të drejtohet nga kryeministri Kurti”, ka theksuar Haxhiu në konferencën për media pas mbledhjes.
Ajo ka shprehur shpresën që procesi i numërimit të votave nuk do të zgjasë shumë.
“KQZ e ka mbështetjen e qeverisë së Kosovës për çfarëdo nevoje që ka dhe e pa pasur edhe deri tash, prandaj urojmë të përmbyllet sa më parë si proces që të na hapet rruga që të vazhdojmë me qeverisjen”, shtoi ajo.
Kokalla: Dhomën e hotelit ma pagoi Valon Lluka, se unë s’e p...
Murseli: Është Liridona Murseli, jo Liridona Ademaj
Hamza pas takimit me Giaufret: Integrimi evropian dhe anëtar...
Një mjeke sulmohet nga qentë endacakë në hapësirat e QKUK-së
Mbyllet për publikun seanca për vrasjen e Liridona Ademajt, ...
Policia identifikon 70-vjeçarin që u gjet i vdekur në një rr...