Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu ka debatuar me Ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia për çështjen e fillimit të procesit të vaksinimit masiv të popullatës me vaksinat anti-Covid19.
Ai ka thënë se ministri Vitia është duke gënjyer sa i përket shifrave të vaksinave.
“Nuk e di qysh del me i përmend shifrat e rrejshme edhe me thënë s’po rrej. Ju i keni premtu 400 mijë vaksina, ato s’janë. Jam mundu me ju ndihmu në këtë proces edhe ende po mundohem, por kuptojeni një gjë që qytetarët po vijnë me u vaksinu edhe po kthehen se nuk ka vaksina. Unë nuk kam inat me ty, por ti ke deklaruar se vaksnimi masiv do të fillojë nga 15 qershori, ky vaksinim nuk është duke ndodhur”, ka thënë Haxhiu, transmeton lajmi.net.
Në anën tjetër, ministri Vitia ka deklaruar se vaksinimi është duke vazhduar sipas planit dhe pritet që të vijnë edhe vaksina të tjera që nga java tjetër./arbresh.info/
Arrestohet një i dyshuar për krime lufte në Kaçanik
Osmani: Këto pesë vite kanë qenë rrugëtimi ynë i përbashkët
Dy të plagosur me armë zjarri në Veternik, dërgohen në QKUK
Kurti: Projektligji për Çmimet Tavan nuk synon të pengojë zh...
77 vjet nga themelimi i NATO-s
Dogana kap cigare elektrike të padeklaruara në Merdare, me v...