Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, ligji për Byronë për Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme do t’i pësojë ndryshimet e kërkuara.
“Ne nuk kemi draftuar një ligj të ri, pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese s’kemi pasur nevojë, por kemi adresuar katër çështje të cilat janë konsideruar në kundërshtim me Kushtetutën”, ka thënë Haxhiu teksa ka përmendur katër pikat.
Një nga pikat ka qenë edhe qartësimi për periudhën kohore legjitime për verifikimin e pasurisë për zyrtarët shtetëror.
“Nëse një zyrtar sot e përfundon mandatin, Byroja edhe 5 vite të tjera pas përfundimit të mandatit, të nis verifikimin e pasurisë së tij apo saj”,
Haxhiu ka thënë se konfiskimi civil është kushtetues si dhe instrument legjitim për luftimin e korrupsionit. Tutje ka kërkuar edhe përkrahjen në Kuvendin e Kosovës.
“Pas ndryshimeve që kemi bërë në draft ligjin për Byronë për Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, është tejet e rëndësishme të kemi përkrahjen e grupeve parlamentare në Kuvendin e Kosovës”, ka thënë ajo./Arbresh.info/
Britania e Madhe i ndalon hyrjen influencueses që dogji Kura...
“Synojmë turistët që konsumojnë shumë”, Rama kritika për tre...
Irani do të vendosë “si të vazhdojë” ndërsa afat...
Ngjarje e rëndë në Mushtisht të Suharekës: Vdes 48-vjeçari, ...
E papritur, jep dorëheqje shefi i Apple, kompania zyrtarizon...
Alergjitë ushqimore: Mbi 90 për qind e reaksioneve lidhen me...