Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur se e ka dërguar në Gjykatë Kushtetuese vendimin e Ramush Haradinajt për rritjen e pagave të gjithë kabinetit të tij.
Këtë e ka konfirmuar vet Deputetja Haxhiu përmes llogarisë së saj në facebook, teksa ka shtuar se ky vendim i Ramush Haradinajt është jokushtetues, njofton Klan Kosova.
”Vendimin e kunderligjshem dhe te padrejte per rritjen e pagave, ne emer te deputeteve te grupit tone parlamentar si dhe me mbeshtetjen e tre deputeteve tjere te opozites, sot e kam derguar edhe ne Gjykaten Kushtetuese.
Ky vendim eshte jokushtetues edhe per shkak se ka nderhyre ne kompetencat e Kuvendit si autoritet legjitim por edhe per shkak se eshte ne shperputhje me gjendjen socioekonomike.
Pas vendimit te drejte te AKK edhe Gjykata Kushtetuese duhet se pari te vendos per mase te perkohshme pra ta pezulloj kete vendim, deri ne shfuqizim te tij!”, përfundon Haxhiu.
Ky reagim i Deputetes së Vetëvendosjes si dhe grupit të saj parlamentar të Kuvendit të Kosovës, vie pasi Agjencia kosovare kundër-korrupsionit e ka shpallur të jashtëligjshëm vendimin e Ramush Haradinajt për rritjen e pagave të kryeministrit dhe zyrtarëve të tjerë qeveritarë
Zjarri në një ndërtesë në Prishtinë, një person pranon tretm...
Tentoi t’i ikë policisë me qerre, kapet me 21 dele të kontra...
Presidenti Begaj vazhdon vizitën në Kosovë
Vdes një person në Pejë, ra nga një lartësi prej 3 metrash d...
Të shtëna në Kentucky State University: Vritet studenti, i d...
Fustani e “tradhton” aktoren e njohur, kjo gjë nuk pritej në...