Albulena Haxhiu e Vetëvendosjes është përfshirë në debatin për kontrabandim të deputetëve të LDK’së në PAN. Ka thënë se Qeveria e re po krijohet përmes pazareve e shantazheve si dhe do të kushtëzohet me votat e Listës Srpska.
Fjala më e shpeshtë e politikanëve të Kosovës, këtyre ditëve, është kontrabanda. Fjalë është për transferet e deputetëve nga një krah në krahun tjetër.
Në këtë debat është përfshirë edhe deputetja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu.
Ajo ka thënë se në krejt këtë situatë, Qeveria e re do të jetë e kushtëzuar nga Lista Sprksa.
“Kjo çfarë po ndodhë nuk është politikë, këtu s’ ka as parime. Ka vetem pazare të pista që po i bëjnë për pushtet e karrige! Vaj halli për atë Qeveri që krijohet përmes pazareve e shantazheve dhe e cila kushtëzohet nga votat e Listes serbe!”, ka shkruar Haxhiu, në FB./Arbresh.info
Çmimi i Bitcoin bie për ‘tokë’
Inspektorati mbyll 26 motele dhe villa në gjithë Kosovën
Roma po e shqyrton rikthimin e Tottit me një rol të rëndësis...
Ministri për pakicat pretendon se të drejtat e shqiptarëve n...
I pari i futbollit në botë uron Agim Ademin për rizgjedhjen ...
Gjukanoviq uron Kurtin për fitoren gjatë një takimi në Prish...