Deputeti i PDK-së- Bekim Haxhiu iu ka bërë thirrje qytetarëve që duan të vaksinohen, që të shikojnë datën e skadimit të vaksinës para se ta marrin atë.
Ai sot në Kuvendin e Kosovës ka ngritur dyshime se vaksinat e ardhura si donacion nga Norvegjia u ka skaduar afati.
“Këto ditë ministria ka pranuar donacion të vaksinave nga Norvegjia. E këto vaksina Astra Zeneca i ka larguar Norvegjia. E në Norvegji thuhet se afati këtyre vaksinave u skadon në muajin qershor dhe korrik”.
Haxhiu pyet Ministrinë e Shëndetësisë përse kanë pranuar donacion të vaksinave që BE i ka heq nga përdorimi.
“I ftoj qytetarët që para vaksinimit të shikojnë mirë datën e skadimit. Bazuar në ligje çdo vaksinë e prodhuar ka afat 6 muaj”, ishte thirrja e deputetit Haxhiu./arbresh.info/
Pavarësisht kuorumit, nis votimi për president
Deputeti Aliu prezanton kandidaturën e Hatixhe Hoxhës për pr...
FIFA e bën një ndryshim të madh për Botërorin 2026
Nagavci prezanton kandidaturën e Feride Rushitit për preside...
“PDK nuk merr pjesë në seancë”, Përparim Gruda direkt në Pre...
Haxhiu i bën thirrje opozitës që të vijnë në sallë