Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu ka thënë se deputetët e Partisë Socialdemokrate e kanë humbur toruan, teksa ka kritikuar deklarimet e deputetit Dardan Molliqaj, i cili e ka quajtur “koncert” protestën e organizuar nga Lëvizja Vetëvendosje para rreth tri javësh.
Haxhiu ka thënë se deklarimet e Dardan Molliqajt janë sulm ndaj qytetarëve të Kosovës, të cilët dolën në numër të madh në protestën kundër shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë.
“PSD e ka humbur toruan. Gjithë ky mllef kundër VV-së nuk po e di nga po rrjedh. Deklaratat e Molliqajt për protestën janë sulm ndaj qytetarëve të Kosovës”, ka deklaruar Haxhiu në emisionin DPT Me Fidanin në Televizionin 7.
Molliqaj, në disa deklarime e kishte quajtur “koncerte” protestat e organizuara nga Lëvizja Vetëvendosje.
KRU Prishtina paralajmëron masa ndëshkuese ndaj borxhlinjëve
Njolla të kuqe në dhomë- Pamje tronditëse nga hoteli ku grua...
BQK pret misionin e FMN-së për vlerësimin e zhvillimeve ekon...
46 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Pagat e gjyqtarëve, Rama: Shoqata e gjyqtarëve sillet si par...
Protestë të premten kundër shtrenjtimit të energjisë elektri...