Pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, Kryeparlamentarja Albulena Haxhiu ka bërë të ditur se sonte do të mbahet seanca e jashtëzakonshme në ora 19:00.
Ajo deklaroi se në këtë seancë do të ndahen komisionet parlamentare, teksa theksoi se LVV-së do t’i takojnë nëntë komisione, PDK-së tri dhe LDK-së dy
Krahas komisioneve parlamentare në rend të ditës do të jetë buxheti dhe rezoluta për procesin gjyqësor që po ndodh në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së.
“Në orën 19:00 do të njoftoheni se kush kryeson dhe kush do të kryesojë këto komisione parlamentare, por ajo që është e rëndësishme është se Vetëvendosje do të kryesojë 9 komisione, PDK tri, LDK dy, Lista Serbe një dhe Grupi Multietnik do ta kryesojë një komision. Po ashtu, miratuam që të trajtohet kërkesa e Qeverisë për ndarjen buxhetore për muajin mars 1/12-ta sipas Ligjit të Qeverisë dhe në anën tjetër rregulloren e punës së Qeverisë”, tha ajo.
Vendimi për mbajtjen e seancës vjen pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, e cila u thirr nga Haxhiu me fillim nga ora 15:00 e që pati një pikë të vetme të rendit të ditës “Propozimin për formimin e komisioneve parlamentare”./Arbresh.info
Qindra të evakuuar pasi një zjarr përfshiu një klub nate në ...
Kjo është harta e Kosovës ku shënjohen 103 masakrat e viteve...
Ky është parashikimi i motit për ditën e hënë
Nis mbushja e gropës në rrugën “Don Shtjefën Kurti”, R...
Shembja e rrugës, Oda e Inxhinierëve: Moszbatim i plotë i li...
Kurti viziton Kombëtaren para finales: Përmes jush kemi mund...