Veriu i Mitrovicës si dhe Zveçani janë futur në karantinë si pasojë e rasteve të reja të personave të infektuar me Covid19.
Kjo ndodhi ka rezultuar që të reagojnë disa nga figurat e politikës tonë, ku nëpërmjet këtyre reagimeve po thonë se këto komuna po e respektojnë gjendjen e jashtëzakonshme të shpallur në Serbi.
E këtyre reagimeve i’u është kundërpërgjigjur edhe ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, shkruan arbresh.info
Haxhiu përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook ka thënë se Thaçi, Mustafa e Veseli si zakonisht janë në linjën e njejtë.
“Thaçi, Mustafa e Veseli si zakonisht në të njëjtën linjë. Sot u paska ra në mend veriu i vendit tonë anipse që 21 vite kanë qenë herë bashkë e herë veç e veç por sërish për pazare bashkë”, ka shkruar ajo.
Kurse shkrimin e saj ministrja e ka përfunduar duke thënë se “Askush s’ju beson më”.
Postimi i saj i plotë:
Thaçi, Mustafa e Veseli si zakonisht në të njëjtën linjë. Sot u paska ra në mend veriu i vendit tonë anipse që 21 vite kanë qenë herë bashkë e herë veç e veç por sërish për pazare bashkë.
Ministrat Vitia dhe Sveçla sot i demantuan deklaratat e tyre që kanë për qëllim të mjegullojnë e të vënë në panik qytetarët.
Në këtë kohë pandemie është e pafalshme çfarë po bëjnë këta. Por mesazhin e qytetarëve e kanë marrë, askush s’ju beson më!
Presidentja e Maqedonisë së Veriut uron Kosovën për 18-vjeto...
Ambasada e Gjermanisë uron Kosovën për 18-vjetorin e Pavarës...
Krerët e shtetit nderojnë heroizmin e Adem Jasharit në 18-vj...
Granit Xhaka uron pavarësinë e Kosovës: Liria është përgjegj...
Haradinaj uron 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës
Më 27 shkurt nis gjykimi i dytë ndaj Thaçit