Ministrja e Drejtësisë në detyrë, Albulena Haxhiu, ka kërkuar nga Presidenti Hashim Thaçi dhe nga Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa që ta publikojnë letrën me anë të së cilës Thaçi ka kërkuar emrin e mandatarit për kryeministër.
“Zyra e Presidentit javës që shkoi u konfirmoi mediave që Presidenti ia kishte kërkuar emrin për mandatar, Kryetarit të LDK, Isa Mustafa”.
“Jemi të gjithë dëshmitarë, sidomos vet gazetarët, se letrat e shkresat për këto tema drejtuar LVV dhe Kryeministrit Kurti, më parë dilnin në media se sa mbërrinin në zyrat tona. Çka u bë tash? Pse nuk e publikojnë këtë shkresë? Pse ky terr informativ? Pse kjo mungesë absolute e transparencës?”, është shprehur ajo përmes Facebook.
“Meqë Presidenti është kaq i sigurtë për veprimet e veta, le të urdhërojë e ta publikojë. E njëjta vlen edhe për Kryetarin e LDK-së”.
Ja postimi i plotë:
Zyra e Presidentit javës që shkoi u konfirmoi mediave që Presidenti ia kishte kërkuar emrin për mandatar, Kryetarit të LDK, Isa Mustafa.
Jemi të gjithë dëshmitarë, sidomos vet gazetarët, se letrat e shkresat për këto tema drejtuar LVV dhe Kryeministrit Kurti, më parë dilnin në media se sa mbërrinin në zyrat tona.
Çka u bë tash? Pse nuk e publikojnë këtë shkresë? Pse ky terr informativ? Pse kjo mungesë absolute e transparencës?
Meqë Presidenti është kaq i sigurtë për veprimet e veta, le të urdhërojë e ta publikojë. E njëjta vlen edhe për Kryetarin e LDK-së.
Padyshim që ata janë të vetëdijshëm për arbitraritetin e tyre dhe se kjo është shkelje e Kushtetutës me paramendim.
Moldavia dënon tre persona për planifikim të trazirave pas t...
James Rodriguez transferohet në MLS
E shtune pranverore me temperatura deri në 12 gradë Celsius
Spiropali: Integrimi Europian i Shqipërisë, interes strategj...
Alba kërkon të mbulohet në “Big Brother”
Për aknet hormonale, provoni këtë çaj