Në kuadër të fushatës globale “16 Ditët e Aktivizmit Kundër Dhunës me Bazë Gjinore”, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka takuar gratë ukrainase dhe afgane të cilat po qëndrojnë në Kosovë.
Haxhiu, me gratë ukrainase dhe afgane foli rreth nevojave dhe dëgjoi përvojat e tyre, teksa tha se si ministri kanë ndërmarrë shumë veprime, por që ka ende shumë punë për tu bërë derisa të arrihet që të respektohen të drejtat e secilës grua.
“Qeveria jonë ka bërë përpjekje për të mbështetur këtë kategori. Arsyeja që jemi këtu është që të flasim, të njihemi me nevojat tuja. Ministria Drejtësisë në këtë drejtim ka nisur me 25 nëntor fushatën kundër dhunë në bazë gjinore dhe në këto ditë kemi planifikuar të kemi mbi 88 aktivitete në secilën komunë të Kosovës sepse konsiderojmë që është e rëndësishme ta mbrojmë dinjitetin e grave”.
“Në anën tjetër dhuna në familje është e papranueshme dhe në këtë drejtim si ministri kemi ndërmarrë shumë veprime megjithatë mendoj që kemi ende shumë punë për të bërë derisa të arrijmë që të respektohen të drejtat e secilës vajzë”.
Ajo përmendi edhe statusin e grave të dhunës në Kosovë, për të cilat tha se shteti i mbështet ato financiarisht por edhe aspekte të tjera.
“Dera imë është e hapur për ju dhe ndjehuni të lira sa herë keni nevojë të adresoni një problem. Uroj që gjendja në Ukrainë të normalizohet që se shpejti edhe gratë ukrainase të kenë mundësi të kthehen të sigurta të shtëpi e tyre edhe Kosova besoj që është bërë shtëpi e dytë për juve”./EO
Muriqi thirrje tifozëve: Tash është koha për t’u bashkuar, j...
Zjarri në një shtëpi në Gracë të Vushtrrisë, vdes një 80 vje...
Trump kërcënon të aktivizojë “Aktin e Kryengritjes”
Arrestohet brenda pak orësh i dyshuari për vjedhjen e një ve...
Po e pyet ChatGPT-në për shëndetin? Ja kur është ide e mirë ...
Zjarr në një shtëpi në Gracë të Vushtrrisë, dyshohet për një...