Ish-ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se shkëmbimi territorial nuk ishte as paranojë as shpikje e Lëvizjes Vetëvendosje dhe Albin Kurtin.
Përmes një postimi në facebook Haxhiu thotë se rreziku për shkëmbimin e territorit ende nuk ka kaluar sepse sic thotë ajo iniciuesit e kërij pazari Thaçi-Vuçiq ende vazhdojnë të jenë në këta binarë, shkruan arbresh.info.
Ajo shton se duhet angazhim maksimal për t’i ndalur projektet e tyre të rrezikshme.
Postimi i plot në facebook:
Pra, shkëmbimi territorial nuk ishte as paranojë as shpikje e Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe Albin Kurtit siç thonin. Për ata që s’besonin sot u vërtetua edhe njëherë. Por, ky rrezik ende nuk ka kaluar sepse inciuesit e këtij pazari, Thaçi-Vuçiq ende vazhdojnë të jenë në këta binarë. Prandaj duhet angazhim maksimal për t’i ndaluar projektet e tyre të rrezikshme.
Po të mos ishte gjithë kundërshtimi ynë dhe i qytetarëve në protestën e 29 shtatorit ” Një popull s’i nënshtrohet një njeriu” dhe jo vetëm, tashmë do t’i vuanim pasojat e asaj marrëveshje!
Rifillimet e mbrapshta pa i ndryshuar premisat e dialogut dhe pa ndërruar ata që e kanë sjellur vendin në këtë pikë do të kenë rezultate të këqija. Mirëpo, këta përfaqësues ilegal e ilegjitim nuk do të mund të sjellin marrëveshje për Kosovën./arbresh.info
18-vjetori i Pavarësisë, Marco Rubio: SHBA e palëkundur në m...
FFK uron Ditën e Pavarësisë së Kosovës!
Përvjetori i Pavarësisë, Nasim Haradinaj: I mangët pa çlirim...
Kryetari i OVL-UÇK-së: Sot festojmë lirinë, por nuk harrojmë...
Rama s’merr pjesë në marshin “Drejtësi, jo Politikë” në mbës...
Komandanti i FSK-së uron Pavarësinë e Kosovës