Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu, i ka bërë thirrje Qeverisë Haradinaj, që në vend që të humbin kohë me përpjekje për t’i bërë votat për ta ratifikuar demarkacionin, t’i përvjelin mëngët për një marrëveshje të re që mbron territorin e Kosovës.
Ajo përmes një shkrimi në llogarinë e saj në Facebook, ka thënë se marrëveshja për shënjimin e pikës kufitare mes Kosovës dhe Malit të Zi do të duhej të shqyrtohet në themel.
“Marrëveshja për Demarkacionin e Kufirit me Malin e Zi duhet të shqyrtohet në themel në mënyrë që ajo të jetë në përputhje me rregullat e së drejtës ndërkombëtare publike dhe me parimin e integritetit territorial të Republikës së Kosovës”, ka shkruar Haxhiu.
Ajo më tej ka thënë se në vend që të humbin kohë për t’i bërë votat për një marrëveshje që falë tokë të Kosovës, do të duhej t’i përvjelin mëngët për një marrëveshje të re që sipas saj të mbrohet territori i Kosovës.
“Në vend se të humbim kohë me përpjekje për t’i bërë votat për një marrëveshje që falë territor, do të duhej të përvjelim mëngët për marrëveshje të re që mbron territorin real të Republikës së Kosovës. Paralelisht me këtë, duhet të ndërmerren veprime të menjëhershme për luftim të krimit të organizuar dhe korrupsionit. Ne kemi gatishmëri që të punojmë për këto dy kushte. I mbetet Qeverisë të dëshmoj vullnet e gatishmëri”, ka shkruar Haxhiu.
Hapet në BQK ekspozita “Paraja rrëfen: 100 vjet jetë dhe ngj...
Arrestohet në Kosovë një person me urdhërarrest ndërkombëtar...
Mourinho optimist para përballjes me Real Madridin
Prokuroria Speciale arreston një person për dhënie ryshfeti ...
Sekuestrohet një armë zjarri në Kaçanik, shoqërohet në polic...
Szoboszlai në radarin e Realit – Liverpooli i ofron kontratë...