Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, ka folur për përpjekjet e partive opozitare për rrëzimin e qeverisë së vendit nëpërmjet një mocioni mosbesimi.
Haxhiu ka vlerësuar në emisionin “DPT Te Fidani”, në televizionin T7, se opozita po vonohet në këtë drejtim.
“Po duket disi si kohë e humbur”, është shprehur ajo, teksa ka folur për këmbënguljen e raportuar të Lidhjes Demokratike të Kosovës që të mos veprohet derisa të sigurohen 61 votat e mjaftueshme që mocioni të kalojë me sukses në Kuvendin e Kosovës.
“Qeveria po vazhdon me skandale, e ne s’po veprojmë konkretisht”, është shprehur ajo.
Haxhiu ka thënë se në rast se nuk lëvizet në drejtim të një mocioni, atëherë opozita do të duhej të angazhohej jashtë institucioneve, për t’ia shkurtuar mandatin qeverisë që udhëhiqet nga Ramush Haradinaj.
Niko Peleshi: Pavarësia e Kosovës, akt historik për kombin s...
Macron uron Osmanin, kërkon që marrëveshjet e Brukselit dhe ...
Ylber Ramadani realizon gol të bukur ndaj Cagliarit
Legjenda e Romës, Francesco Totti pranë rikthimit në klub me...
Asllani, Rashica e Muçi më të bashkuar se kurrë, darkojnë së...
“Mike e madhe e Kosovës”, Osmani i ndan Medaljen Presidencia...