Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, në Forumin Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë ka theksuar se përvoja në Kosovë na ka mësuar më shumë për peshën e dhunës së luftës dhe po ashtu për plagët që lufta lë në shoqëri veçanërisht për gratë, por po ashtu për fëmijët.
Haxhiu ka thënë se dhuna seksuale gjatë luftës, zhvendosja e detyruar, vrasjet dhe zhdukjet me dhunë të anëtarëve të familjes, po ashtu edhe traumat afatgjatë, janë plagë që kërkojnë përgjigje të gjithanshme, kërkojnë përgjigje ligjore, institucionale dhe shoqërore.
Haxhiu ka theksuar se Bashkësia Ndërkombëtare ka ngritur kuadër të rëndësishëm ligjor siç është Rezoluta e Këshillit të Sigurimit e Kombeve të Bashkuara për Gratë, Paqen dhe Sigurinë.
Ajo ka thënë se Ministrja Drejtësisë ka qenë e përkushtuar për avancimin e mbrojtjes së të drejtave të njeriut dhe për zbatimin e standardeve ndërkombëtare për mbrojtjen e grave dhe fëmijëve.
“Kemi ndërmarrë hapa të qartë për integrimin e këtyre standardeve në kuadrin ligjor në secilin dokument që e kemi trajtuar. Së pari kemi miratuar Strategjinë për Drejtësinë Tranzicionale, dokument që është bërë për herë të parë në Republikën e Kosovës 24 vjet pas luftës. E kemi nisur punën para dy viteve, me vonesë, por është dokument historik për Kosovën dhe synon ta adresojë trashëgiminë e luftës dhe t’i mbështesë viktimat, me fokus të veçantë gratë dhe rininë, ka deklaruar Haxhiu.
“Shqipëria është në një nivel tjetër”, Rama për buxhetin 202...
Besim Hasani garon për deputet në listën e PDK-së
Nesër fillon “Java Kundër Korrupsionit 2025”
Përfundon regjistrimi i diasporës, mbi 70 mijë të regjistrua...
Hegseth: Gjermania, aleate shembull për shpenzime në mbrojtj...
Slot mund të shkarkohet, një legjendë e klubit mund të bëhet...