Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka përkujtuar sot përvjetorin e masakrës së Polacit, duke nderuar kujtimin e 78 civilëve të pafajshëm dhe 8 dëshmorëve që ranë në këtë ngjarje tragjike.
Haxhiu theksoi se kjo plagë mbetet ende e hapur, pasi edhe sot ka të pagjetur, duke mbajtur gjallë dhimbjen e familjeve të tyre. “Kujtesa për ta nuk zbehet dhe na obligon të kërkojmë pa u ndalur drejtësi për krimet e kryera”, ka shkruar ajo në Facebook.
Në këtë kontekst, u kujtua edhe beteja në Abri të Epërme në Drenicë, ku ranë heroikisht dëshmorët Xhevat Demaku, Bedri Demaku dhe Imer Shala, simbol i sakrificës dhe qëndresës për lirinë e vendit.
“Kujtesa nuk është vetëm nderim, por edhe përgjegjësi. E vërteta nuk do të zbehet dhe drejtësia do të mbetet kërkesë e përhershme. Lavdi e përjetshme martirëve dhe dëshmorëve të kombit!” përfundoi Haxhiu.
Reagon Zulfaj: Masat e BE nuk u hoqën me fjalë të Osmanit, p...
Kryeministri i Pakistanit bën thirrje që Trump të zgjasë afa...
Osmani: Ata që punojnë në institucione e dinë kë e kemi thir...
Don Xhoni ka një “dhuratë” për fansat e tij
Rritja e çmimeve të naftës me efekt zinxhiror në disa fusha
Tensionet në rritje në Iran/ Kuvajti paralajmëron qytetarët:...