Deputetja e VV-së, Albulena Haxhiu ka thënë se as PDK e as LDK nuk po mund ta pranojnë faktin që qytetarët e Prishtinës e kanë konfirmuar qeverisjen e Shpend Ahmetit në Prishtinë dhe po ashtu fitoren e Mytaher Haskukës në Prizren.
Haxhiu, përmes një statusi në Facebook ka thënë se vendimi i PZAP për rinumërim është i pabazuar, shkruan arbresh.info.
Lexoni të plotë postimin e saj:
Është e qartë as PDK dhe as LDK nuk mund të pranojnë faktin që qytetarët e Prishtinës kanë konfirmuar qeverisjen e Shpendit në Prishtinë dhe po ashtu Mytaheri do të qeverisë me Prizrenin!
Pra përveç Dardanes, dy komunat më të mëdha do udhëhiqen nga Lëvizja VETËVENDOSJE!
Vendimi i PZAP për rinumerim eshte i pabazuar dhe politik sepse asnjëherë më parë ska pasur zgjedhje më mirë të organizuara andaj Gjykata Supreme duhet ta zhbëj atë vendim sa të padrejtë aq edhe absurd.
Pavarësisht kësaj, gardianet e vulletit të qytetarëve, aktivistët e Lëvizjes tonë, i kemi në QNR! Ata nuk do të lejojnë asnjëherë që të deformohet vullneti i qytetarëve!
Tendencës për manovrime e manipulime, do t’i përgjigjemi me vigjilencë e përkushtim!
Kot e keni o hajdutët e vendit!
Kurti paralajmëron takime me opozitën për Presidentin
Begaj për personat me autizëm: Të bëjmë gjithçka që ata të j...
Vdes prifti Dom Kelmend Spaqi, që gjatë luftës lajmëronte if...
FMN: Ekonomia e Kosovës në rritje më të ngadaltë, rreziqet p...
Trump thotë se SHBA është afër “ta mbarojë punën” në Iran, p...
Viktor Buzhala largohet nga partia Guxo: “Nuk më mjafton të ...