Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu thotë se do të përkushtohet që organizimi i Provimit të Jurisprudencës të bazohet në parimet e integritetit, profesionalizmit e meritokracisë.
Ajo përmes një postimi në Facebook shkruan se ka kaluar koha e ndikimit në punën e anëtarëve të Komisionit dhe koha kur dikush mendon ta kalojë provimin pa meritë, shkruan arbresh.info.
Për të siguruar që ky proces do jetë transparent, kushdo që shpreh interesim do të ketë mundësi t’a mbikëqyr.
“Si Ministre e Drejtësisë do të përkushtohem që organizimi i provimit të Jurisprudencës të bazohet në parimet e integritetit, profesionalizmit e meritokracisë. Kontributin më të madh në këtë drejtim do ta japin anëtarët e Komisionit. Me mendësi të vjetra vetëm dëme i bëjmë vendit, prandaj për t’u siguruar që gjithçka do të shkoj siç duhet ky proces do të jetë transparent dhe do të mbikqyret nga kushëdo që shpreh interes”, shkruan Haxhiu./arbresh.info/
Postimi i plotë:
Njëri nga tre viktimat që vdiqën në vendin e punës në Vjenë ...
Parashikimi i motit për sot
Pas arrestimit për armëmbajtje, Gimbo tregon gjendjen emocio...
Trumpi paralajmëron tërheqjen nga lufta në Iran
Hoxha bisedon me homologun kroat për sigurinë energjetike pë...
PFL bën historinë në Spanjë, ndërsa Londra pritet të ndizet ...