Deputetja e AAK-së, Teuta Haxhiu, ka shpalosur nismën ligjore për ndryshimin e Ligjit për skemat pensionale të financuara nga shteti.
Ajo përmes një konference për media tha se pensionet kontributdhënëse duhet t’i marrin të gjithë pensionistët për aq sa kanë punuar, e jo të zbatohet udhëzimi administrativ i vitit 2015, i cili sipas saj është diskriminues dhe se bazë tij pensione marrin vetëm ata që kanë punuar në sistemin okupues.
Deputetja u shpreh optimiste se ky plotësim i ligjit do të gjejë përkrahje tek të gjitha grupet parlamentare, ndërsa adresoi kritika edhe për ministrin e këtij dikasteri, Skënder Reçica.
“Meqenëse qeveria nuk është e gatshme, pensionet kontributdhënëse të marrin të gjithë pensionistët për aq sa kanë punuar. Diskriminuese është se pensione marrin ata që kanë punuar në kohën e ish sistemit. Arsyetimi i ministrit se kemi hartuar një koncept-dokument është një rrugë e gjatë për të vonuar procesin”, tha ajo.
Një i plagosur nga të shtënat me armë në Britani, Policia në...
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Agjentë të FBI shkojnë në Havana, hetojnë shkëmbimin e zjarr...
Autizmi rritet deri në katër herë më shumë në 15 vite
Kompjuterët e së ardhmes do të punojnë me dritë
OVL UÇK kundër rritjes së kostos së telefonatave për ish-bas...