Kandidatja për deputete nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, është e ftuar sonte në emisionin DPT te Fidani në T7.
Haxhiu ndër të tjera në këtë emision ka folur edhe për zgjedhjet e ardhshme që po vijnë, si dhe më specifikisht për sulmet e fundit ndërmjet Lëvizjes Vetëvendosje dhe LDK’së.
“Të gjitha subjektet po merren me Lëvizjen Vetëvendosje dhe Albinin pasi po e dinë që do të fitojmë”, ka thënë Haxhiu.
“Ne nuk flasim apo etiketojmë si ta, pasi kjo nuk është gjuhë e jona. Mbrëmë gjuha e shefit të Shtabit Zgjedhor të LDK’së, Lutfi Hazirit, ka qenë e ulët. Ata po e shohin se në tubimet e Vetëvendosjes ka ngazëëlim dhe po e shohin fitoren tonë si të pandalshme”/Gazeta Express/
OVL-UÇK kujton dëshmorët e Komunës së Istogut
Raportohet për të paktën 3,375 iranianë të vrarë gjatë luftë...
Të shtëna me armë në një qendër tregtare në New Jersey, një ...
Zyrtare: Malisheva ndanë rrugët me trajnerin Elon Berisha
Negociatat SHBA-Iran në Islamabad vazhdojnë, Witkoff dhe Kus...
Kurti kujton masakrën në Lubizhdë të Hasit: Dëshmi e gjenoci...