Deputetja e VV-së, Albulena Haxhiu ka thënë sot pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit se pozita po tregohet e papërgjegjshme në Kuvend dhe se për këtë vendi ka nevojë të shkoj në zgjedhje.
Haxhiu ka thënë se VV ka qëndrim të qartë sa i përket rikthimit të Demarkacionit në Kuvend, shkruan arbresh.info.
Ajo ka shtuar se VV nuk do të lejoj bosnizimin e Kosovës përmes Asoaciacionit.
“Marrëveshja me Malin e Zi është e vdekur që nga shtatori i vitit të kaluar. Nuk duhet të ketë Zajednicë të komunave serbe në territorin e Republikës së Kosovës. Nuk lejojmë pazare me vendin tonë dhe nuk lejojmë bosnizimin e Kosovës”, është shprehur Haxhiu./Arbresh.info.
Trump: S’ka marrëveshje me Iranin derisa të rihapet ngushtic...
NASA rikthehet në Hënë, niset misioni historik Artemis II
Irani godet Izraelin me raketa balistike, alarm në mbarë ven...
Kuvendi i Kosovës mban sot seancë plenare
Reshje të dendura dhe erëra të fuqishme të enjten në Kosovë
Paralajmërimi i ambasadës së SHBA-së, MIA: S’ka informacione...