Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, deklaroi se kalimi prej një pushteti të korruptuar, në një pushtet të drejtë e të pakorruptuar, nuk kalon pa rezistencë nga kapësit.
Sipas saj, kjo është edhe arsyeja e rrëzimit dhe akuzat e partive të tjera kundër Lëvizjes Vetëvendosje.
“Kalimi prej një pushteti të korruptuar, në një pushtet të drejtë e të pakorruptuar, nuk kalon pa rezistencë nga kapësit. Pozitat që i kanë keqpërdorur, pagat e larta e privilegjet e tjera, nuk i lëshojnë lehtë. Për ta pushteti është jetik. Madje kjo është edhe arsyeja e rrëzimit dhe akuzat e PLAN kundrejt nesh! Nuk ecet tutje pa i larguar ata që e kanë zhvatur shtetin dhe i kanë shkatërruar ndërmarrjet dhe institucionet dhe për këtë do angazhohemi çdo ditë”, shkroi ajo në Facebook.
Haxhiu shtoi se Kosova do të bëhet shtet i së drejtës, qytetarët do ta ndiejnë ndryshimin dhe Kosova do të zhvillohet.
Policia sekuestron 275 cigare elektronike, ndalohet shtetasi...
Arrestohet një person i dyshuar, iu gjetën 5 kg substancë na...
Chelsea ndëshkon Fernandezin, mesfushori përjashtohet për dy...
Tragjedi në Durrës, 17-vjeçari ndërron jetë gjatë orës së fi...
Njoftim nga KEDS për punimet në rrjet për datat 4 – 8 ...
Sa mund të zgjasin rezervat e naftës të BE-së?