Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, së bashku me kandidaten e kësaj partie për kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhiu, zhvilluan një konferencë për media, një ditë pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese mbi konstituimin e Kuvendit të Kosovës.
Sipas këtij vendimi, deputetët janë të obliguar që të përmbyllin seancën konstituive brenda afatit 30-ditor nga dita e mbajtjes së saj. Ky vendim vjen në një moment ku ngërçi politik për zgjedhjen e kryesisë së Kuvendit vazhdon të mbetet i pazgjidhur.
Albulena Haxhiu theksoi se Lëvizja Vetëvendosje mbështet votimin e fshehtë për kryetarin e Kuvendit dhe u zotua se nëse nuk siguron së paku 61 vota në këtë mënyrë votimi, do të tërhiqet nga gara për kryeparlamentare.
“Me rastin e votimit të fshehtë kur votojnë të gjithë deputetë, siç ka kërkuar edhe Gjykata Kushtuese, nëse unë si kandidate e propozuar nuk i marr së paku 61 vota tërhiqem nga kandidatura për kryetare e Kuvendit”, ka thënë Haxhiu.
Ndërkaq, Glauk Konjufca u shpreh se Kushtetuesja i ka njohur të drejtë Lëvizjes Vetëvendosje në shumë aspekte të procesit të konstituimit të Kuvendit.
Ai theksoi se Gjykata ka theksuar domosdoshmërinë e arritjes së një marrëveshjeje politike për zgjedhjen e kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit dhe sipas interpretimit të LVV-së, nuk ka konstatuar ndonjë shkelje apo antikushtetueshmëri lidhur me votimin e fshehtë për kryeparlamentarin./Arbresh.info
LEXO EDHE:
Konjufca: Gjykata Kushtetuese nuk ka konstatuar shkelje në votimin e fshehtë për Kryeparlamentarin
Gjykata Kushtetuese urdhëron Kuvendin e Kosovës të përfundojë konstituimin brenda 30 ditësh
Foshnjat pa mbrojtje nga diarreja e rëndë, institucionet: Je...
Sonte ndërrohet ora
Trepça nënshkruan kontratë mbi 25 mijë euro për furnizim me ...
Tronditëse: Foshnja 5-muajshe dërgohet pa shenja jete në Urg...
Vidhet një veturë afër aeroportit të Prishtinës, lëshohej pë...
Festa me kokainë dhe ekstazi, momenti kur policia futet në k...