Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka nënshkruar memorandum bashkëpunimi me Bashkësitë Fetare, kundër dhunës në familje dhe dhunës ndaj grave.
Me anë të një postimi në Facebook, Haxhiu tha se kanë rënë dakord për realizimin e sesioneve informuese kundër dhunës për komunitetin fetar, shkruan Arbresh.info.
Postimi i plotë:
Me Myftiun, Naim Tërnava nga Bashkësia Islame, Imir Gashi nga Kisha Protestante Ungjillore dhe Don Kolë Dedaj nga Ipeshkvia Prizren-Prishtinë, të bashkuar kundër dhunës në familje dhe dhunës ndaj vajzave dhe grave.
Sot, nënshkrova memorandume bashkëpunimi me Bashkësitë Fetare, përmes së cilave u pajtuam për realizimin e sesioneve informuese kundër dhunës për komunitetin fetar, dhe mobilizimin e liderëve në komunitet, si partner e bashkëpunëtorë në veprimet kundër dhunës në familje dhe dhunës ndaj grave.
Sot dhe çdo ditë tjetër!
Çfarë kanë të veçantë njerëzit e lindur në muajin dhjetor?
SHBA dhe Ukraina diskutojnë për armëpushimin, para samitit e...
Parashikimi i motit për të dielën
Aksident i rëndë trafiku në autostradën Gostivar–Tetovë, tet...
Trepça triumfon bindshëm në Therandë, fitore edhe për Borën
Aksident i rëndë në Tiranë, humb jetën 40-vjeçari