Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiuka vizituar shtëpinë muze Ferdonije Qerkezi.
Në një postim në Facebook, Haxhiu u shpreh se Nëna Ferdonije dhe nënat e Gjakovës, janë zëra të kujtesës sonë kombëtare, shkruan Arbresh.info.
“Në shtëpinë muze të nënës Ferdonije, me nënat që nuk u dorëzuan asnjëherë përballë dhimbjes së madhe! Më 27 mars, 26 vite më parë, nënës Ferdonije iu rrëmbyen dhunshëm nga forcat serbe bashkëshorti dhe katër djemtë e saj. Nëna Ferdonije dhe nënat e Gjakovës, janë zëra të kujtesës sonë kombëtare, një kujtesë që na obligon të mos harrojmë asnjëherë gjenocidin serb në Kosovë dhe të mos e ndalim angazhimin për drejtësi.”, ka shkruar ajo.
“Shtëpia e nënës Ferdonije është një dëshmi e gjallë e dhembjes dhe qëndresës.”, u shpreh Haxhiu./Arbresh.info/
Shpërthim i fuqishëm në Lezhë, disa biznese dhe vetura të dë...
“Sulmues modern, krijon lehtë avantazhin”, Barcelona e sheh ...
Mitrovica synon transformimin e Liqenit Akumulues në atraksi...
Zelensky viziton Sirinë: Ukraina ofron ekspertizë ushtarake
Raportohet se 15 anije kaluan nëpër Ngushticën e Hormuzit në...
Kupa e Anamoravës 2026