Ministrja e Drejtësisë, për T7 ka treguar se në mbledhjen e ardhshme të Qeverisë, do t’i publikojë emrat e ekspertëve të cilët do të merren me ndryshimet e ligjeve për Vettingun. Haxhiu mes tjerash ka treguar në komisionin për provim të jurisprudencës nuk do të marrë pjesë Kryeprokurori.
Një proces të thellë Vettingu, kanë premtuar Lëvizja Vetëvendosje gjatë fushatës.
E tash kur janë në qeveri, pritet që të ndodhin edhe lëvizjet e para në këtë drejtim.
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, =ka thënë se emrat e ekspertëve do të propozohen në mbledhjen e radhës së Qeverisë që e drejton Albin Kurti.
Por, pos ekspertëve vendor sipas Haxhiut me patjetër do të angazhohen edhe ekspert ndërkombëtar.
Ndërkohë, në Ministrinë e Drejtësisë pritet të ndodhin edhe ndryshime të tjera.
Nga ndryshimet do të preket edhe Komisioni për Provimin e Jurisprudencës, që së shpejti i skadon mandati.
Ndërsa, sipas Ministres së Drejtësisë atë më nuk do ta udhëheq Kryeprokurori i Shtetit.
Komisioni i Ri për Provimin e Jurisprudencës do të propozohet shumë shpejt sapo në mars komisionit aktual i përfundoj mandatit.
Nga tregtia te siguria ushqimore – Kosova dhe Shqipëria thel...
Rreth 25 shtëpi përmbytën në Greqi pas reshjeve të rrëmbyesh...
Arben Vitia: LVV po bën maksimumin që të shmangen zgjedhjet
Hegseth kërkoi shkarkimin e tij, shefi i Ushtrisë Amerikane ...
Dyshohet mashtrim me njëhësorët e KEDS-it, Prokuroria nis he...
Dënohet me 24 vjet burg Valon Aliu për vrasjen e ish-bashkës...