Haxhiu, ministrisë serbe: Si Popoviqi, ashtu edhe avokati e tij, thanë se pranimi i fajësisë u bë pa presion

16:23 | 9 Gusht 2025
Q L

Të premten, Gjykata Themelore e Prishtinës e ka shpallur fajtor dhe e ka dënuar zyrtarin e qeverisë së Serbisë, Igor Popoviq me 6 muaj burgim, i cili i është shndërruar në gjobë 3 mijë euro, dhe me 2 vjet ndalesë që të hyjë në Kosovë.

Vendimi erdhi pasi Popoviqi kishte arritur marrëveshje me Prokurorinë Speciale të Kosovës për pranim të fajësisë për nxitje të përçarjes dhe mosdurimit.

Ndërkaq sot, ministria serbe e drejtësisë është ankuar se pranimi i fajësisë nga zyrtari i qeverisë serbe është bërë “nën presion dhe pa vullnetin e tij të lirë”.

Por, të kundërtën po e thotë ministrja në detyrë e Drejtësisë e Kosovës, Albulena Haxhiu.

Sipas saj, pranimi i fajësisë dhe marrëveshja mes tij dhe Prokurorisë është bërë me vullnet të plotë, si nga Popoviqi, ashtu edhe nga avokati i tij.

“Ministria e Drejtësisë së Serbisë paska dalë me akuzë tjetër të rreme duke thënë se zyrtari i saj Igor Popoviq e ka pranuar fajësinë nën kushte presioni”, tha Haxhiu, teksa shtoi se edhe në bazë të pamjeve të xhiruara nga gjykimi, “jo vetëm i akuzuari Popoviq, por edhe vetë avokati i tij theksojnë se me vullnet të plotë është bërë si pranimi i fajësisë ashtu edhe marrëveshja”.

Lexo edhe:

Serbia pretendon se Popoviqi e pranoi “nën presion” fajësinë në Kosovë

Shpërndaje në rrjete sociale