Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka përkujtuar masakrën e Pastasellës të kryer nga regjimi serb 27 vjet më parë ku u vranë e u masakruan 106 civilë shqiptarë.
Trembëdhjetë të mbijetuarit e masakrës, Haxhiu i quajti dëshmitarë të një krimi që nuk harrohet.
“Ishin njerëz të zakonshëm, familjarë, fqinjë, burra e djem që nuk u kthyen më kurrë në shtëpi. Nga kjo masakër mbijetuan vetëm 13 persona, dëshmitarë të një krimi që nuk do të harrohet. Përkulemi me respekt të thellë para të gjithë të rënëve për lirinë e vendit”, shkroi Haxhiu në përkujtimin e saj për këtë masakër të 31 marsit 1999.
Policia: Siguria për ndeshjen sipas standardeve të UEFA-s
FFK me dhuratë të veçantë për tre baballarët e rinj ‘Dardanë...
Kurti në 27-vjetorin e masakrës së Pastaselit: 106 civilë u ...
Mbreti Charles takim me Trump, vizitë historike në fund të p...
Krasniqi: Komunat janë vendi ku shteti takohet me qytetarin
Ndeshja historike Kosovë-Turqi, Endrit Thaçi ndan foton emoc...