Deputetja e AAK-së, Teuta Haxhiu që është edhe anëtare e komisionit për të drejtat e njeriut në seancën e sotme e ka akuzuar deputeten e Listës Serbe, Jasmina Dedic për mosbashkëpunim lidhur me një takim që kanë kërkuar me kreun e Mitrovicës së Veriut.
“E kemi lutë si komision me na bo takim sepse përgjegjësia edhe ajo paguhet si ne i merr mjetet na buxheti , kemi kërku me mbajtë takim në Komunë, kemi pritë një orë dhe nuk na ka pritë këkush, kemi kërku me ardhë në Kuvend, çka erdh ma e keqja, ai nënkryetari i famshëm, ai Rakiqi që e ka lanë pozitën atje si ministër një nënkryetari ai nuk ka adresë zyrtare, edhe në adresën private ja ka dhanë një adresë në të cilën ai nuk është përgjigjë kurrë, kurrqysh nuk kemi mujt, na kanë injoru në total, për cka po flasim, prej ulësve, kush janë ata. Ata në Gjakovë e në Pejë që dihen me emër e mbiemër, ju kë e përfaqësoni, kur e ngritët zanin për serbët që paguajnë në Graqanicë, e ajo pjesa tjetër nuk paguajnë rrymë. Ju përfaqësoni interesat e Beogradit, nuk i përfaqësoni ata serb, ma thuni qysh e keni dëshmu, ne si komision kemi tentuar me bo diçka me ja ndryshu jetën banorëve e kemi kërkuar një rrugë e cila për ta është jetike, kjo nuk është e mjaftueshme”, tha ajo./arbresh.info/
Prangoset kosovari në Kukës, i kapen në kufi municion luftar...
FSK merr pjesë në ushtrimin ndërkombëtar “Dynamic Front 26” ...
Haliti: Kërkojmë të dimë kandidatin për kryeparlamentar para...
Zvicra paralajmëron për toksinë cereulide në produktet për f...
Bedri Hamza reagon për lirimin e Smakajt, Shalës dhe Fazliut...
E konfirmon Specialja, lirohen me kusht Smakaj e Fazliu