Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka reaguar pas votimit të Projekligjit për Institutin e Krimeve të Kryera gjatë Luftës.
Haxhiu thotë se Kuvendi votoi një Projektligj me peshë të madhe për historinë e Kosovës.
“Për herë të parë, 23 vite pas përfundimit të luftës, Kuvendi votoi një projektligj me peshë të madhe për historinë e Kosovës atë për themelimin e Institutit që do të dokumentojë krimet e luftës, krimet kundër njerëzimit dhe gjenocidin mbi popullin e Kosovës”, ka shkruar Haxhiu.
“Nëse jo për diçka tjetër, përballë krimeve të Serbisë në Kosovë do të duhej të ishim të unifikuar”.
“Një grup opozitar që thirren në emër të luftës, sot e patën mundësinë të përmirësojnë sadopak gabimet e tyre në të kaluarën. Në vend të rreshtimit në përkrahje të projektligjit nuk e mbështetën atë!”
“Megjithatë, falënderoj deputetët mbështetës dhe zotohemi se do të jemi bashkë në Komisionin për Legjislacion për adresim të propozimeve”.
Deputetët e Kuvendit të Kosovës sot e kanë miratuar Projektligjin për Institutin e Krimeve të Luftës në Kosovë.
58 deputetë ishin për, katër ishin kundër dhe nuk kishte asnjë abstenim. /arbresh.info/
Vjosa Osmani largohet nga Presidenca, pas 5 vitesh!
Trump e paralajmëron Iranin: I keni edhe 48 orë për hapjen e...
Haxhiu zotohet të veprojë në përputhje me Kushtetutën si u.d...
Osmani ia dorëzon detyrën Haxhiut: Nuk do të jetë punë e leh...
Haxhiu i shkon me lule Osmanit në ceremoninë e dorëzimit të ...
Dorëzimi i mandatit, nis ceremonia në Presidencë