Haxhiu: Kuvendi do t’i ketë gjithsej 16 komisione parlamentare

17:43 | 12 Shkurt 2026
E.G

Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, tha se në Kuvendin e ri të Kosovës do të jenë gjithsej 16 komisione parlamentare.

“Sot, pas njoftimit për formimin e grupeve parlamentare, proceduam me themelimin e komisioneve parlamentare, duke i hapur rrugë funksionalizimit të plotë të Kuvendit të Republikës së Kosovës. Me miratimin në seancën plenare, Kuvendi i Republikës së Kosovës do t’i ketë gjithsej 16 komisione parlamentare, të cilat do të jenë shtylla kryesore e punës legjislative dhe mbikëqyrëse”, njoftoi ajo në një postim në Facebook.

Ajo tha se po nisin punën e legjislaturës së dhjetë përgjegjësi të lartë institucionale, me bashkëpunim ndërmjet të gjitha grupeve parlamentare dhe me angazhim të përbashkët”, duke shtuar se janë “të vendosur për rezultate konkrete, gjithmonë në shërbim të qytetarëve dhe Republikës”.

Shpërndaje në rrjete sociale